Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është qëndrim i pandryshueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, i autorizuar lidhur me politikën amerikane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në Departamentin e Shtetit, rikonfirmon se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është qëndrim i pandryshueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Politika jonë ka qenë shumë e qartë. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të normalizuar marrëdhëniet. Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar, i rëndësishëm. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, duhet të reduktojnë barrierat për tregtinë, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa prej problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet ’90 dhe të ecin përpara drejt integrimit evropian.  Escobar e ka vlerësuar planin franko-gjerman si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të raporteve Kosovës Serbi.Para së gjithash, ne mendojmë se dialogu ka një plan të mirë. Ne mendojmë se tani propozimi franko-gjerman, të cilin ne e mbështesim  ishte një hap i rëndësishëm në normalizimin, por ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, tha ai për “The Pavlovic Today”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …