Gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurtit për Asociacionin nuk kanë gjetur mbështetjen e autoriteteve gjermane

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e tij më të fundit për Asocicionin, përmes gjashtë kushteve që i shpalosi në Kuvend. Duke kundërshtuar sistematikisht themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, Kurti tha se do ta konsideronte atë, pas plotësimit të gjashtë kushteve të tij.

Ato më pas i ka ndarë me diplomatët e huaj dhe përfaqësuesit perëndimorë që janë përfshirë si ndërmjetës për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.  Kushtet e Kryeministrit Kurtit për Asociacionin nuk kanë gjetur mbështetjen e gjermanëve. Përderisa ambasada amerikane nuk jep koment për to dhe Lajcak refuzon ta bëjë publik qëndrimin e BE-së, Ambasada gjermane në Prishtinë nuk e vlerëson me vend vënien e parakushteve. Asociacioni, për gjermanët, gjithsesi se duhet të bëhet. Ata përmendin situatën e brishtë në Veri duke thënë se pikërisht për këtë, nevojitet qasje konstruktive.  Njëherë për njëherë, amerikanët kanë evituar dhënien e ndonjë komenti rreth kushteve të Kurtit, ndërsa Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, ka thënë se BE-ja e ka një qëndrim rreth këtij kushtëzimi, por nuk do ta thotë publikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …