Isa Mustafa: Unë kam marrë zotimet e zonjës Mogherini se sipas opinionit të BE-së, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në kohën kur është nënshkruar Asociacioni i komunave serbe, iu ka premtuar nga ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, se ai nuk do të kompetenca ekzekutive. Mustafa kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2013, në kohën kur dialogun e ndërmjetësonte Bashkimi Evropian me Mogherinin. Ai thotë se mori garanci që nuk do të ketë pushtet të tretë në Kosovë,  nuk mund të ketë kompetenca të autoritetit qendror. Unë kam marrë zotimet e zonjës Mogherini se sipas opinionit të BE-së, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca të tilla. Tash a do të jetë Asociacioni një-etnik, është punë e interpretimit”, ka thënë Isa Mustafa për RTK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …