Mbrëmë ka përfunduar takimi joformal i organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara Amerikës, Jeffrey Hovenier

Mbrëmë ka përfunduar takimi joformal i organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara Amerikës, Jeffrey Hovenier

Mbrëmë ka përfunduar takimi joformal i organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në pritjen e diplomatit amerikan ishin ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile. Pas takimit nuk pati deklarime për medie. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë edhe më 31 janar kishte mbajtur  një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin,  i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …