Termeti turqi

Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka arritur në mbi 29 mijë

Nga përditësimi i të dhënave për pasojat e tërmetit që goditë në fillim të kësaj jave Turqinë dhe Sirinë, bëhet e ditur se numri i njerëzve që kanë humbur jetën, ka arritur në 29 mijë. Po ashtu njoftohet se shumica prej tyre janë nga Turqia. Autoritetet turke kanë njoftuar se këtë vend deri më tani janë regjistruar 24 mijë 617 viktima kurse 4 mijë e 500 viktima tjera janë në Siri. Ekipet e shpëtimit të të dyja vendeve por edhe ekipe vullnetare nga shtete të ndryshme, po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar edhe ndonjë person që ka ngelur nën rrënoja por po hasin në vështirësi të shumta, qoftë nga gërmadhat por edhe nga moti i ftohtë. Ekspertët kanë shfaqur shqetësimin e tyre se moti i ftohtë do ta vështirëson teje mase mbijetesën e atyre që kanë ngelur nën gërmadha e mund të jenë gjallë dhe kjo bën që shpresa për të shpëtuar të mbijetuar, të jetë çdo ditë e më e vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …