leoni

​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Kryetari i SPSP-së, Jusuf Azemi ka shfaqur shqetësimin se në muajt e ardhshëm edhe më shumë të rinj do të largohen nga Kosova

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka shfaqur shqetësimin se në muajt e ardhshëm edhe më shumë të rinj do të largohen nga Kosova. Ai ka përkujtuar se gjatë vitit 2020 – 2021, afër 100 mijë banorë të Kosovës janë larguar nga këtu. “Ikja e punëtorëve në përgjithësi është problemi më madhor në Kosovë, pasi që me fillimin e Pranverës shume projekte që janë të parapara të kryhen nga institucionet shtetërore por edhe kompanitë private ato jo që do të mbesin në gjysmë por nuk do të mund të realizohen as 25%, pasi që asnjë kompani nuk do të mundet të punojë më një kapacitet 25% për shkak të mungesës së punëtorëve pasi që kemi një ikje të madhe. Një nga arsyet kryesore që shumë të rinj dhe të reja po ikin nga vendi janë kushtet më të mira të punës dhe një pagë më e mirë për ta” ka tërhequr vërejtjen kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …