Adem Lushaj: Ramiz Tafilaj dekretohet anëtar i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Adem Lushaj: Ramiz Tafilaj dekretohet anëtar i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar të cilin e përbëjnë disa nga emrat e shquar të diplomacisë shqiptare, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë zgjedhur si anëtar të Bordit të këtij Këshilli, veprimtarin e shquar Ramiz Tafilaj, i cili kohë më parë ishte nderuar edhe nga presidentit i Republikës së Shqipërisë, për kontributin e madh që jep në promovimin e vlerave kombëtare kudo në botë, e në veçanti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zgjedhja e Tafilajt në Bordin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë është bërë me qëllim të ndihmesës që mund të jep në rritjen e përformancës së Këshillit, si dhe diplomacia shqiptare të jetë sa më profesioniste. 

Në Dekretin e lëshuar më 28 nëntor 2022, nr. 14, të nënshkruar nga Presidentit i Këshillit,  Besnik Mustafaj, diplomati i karrierës, është dhënë arsyetimi i zgjedhjes së Ramiz Tafilaj si anëtar i Bordit të këtij Këshilli. Në dekretin e zgjedhjes thuhet:

 “Në mirënjohje të veprimtarisë së tij atdhetare dhe kontributit të vyer shumëvjeçar për çështjen kombëtare në ndihmë të lirisë, pavarësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e tyre amtare. Në vlerësim të veprimtarisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbrojtur, përhapur dhe lartësuar vlerat e kombit tonë, dhe kontributit në ruajtjen e gjuhës, kulturë dhe traditave shqiptare në SHBA, si dhe shkollimit dhe emancipimit në trojet shqiptare. Për botimin dhe përkthimin e librave të historisë  dhe kulturës, si dhe organizimin e aktiviteteve kulturore në shërbim të afrimit sa më të madh   me popullin dhe drejtuesit e institucioneve amerikane”. 

I nderuar nga dekretimi i bërë nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, Ramiz Tafilaj iu është drejtuar të pranishmëve me premtimin për angazhim sa më të madh në arsyetimin e besimit të dhënë nga anëtarët e këtij Këshilli që njihen me një karrierë të bujshme në diplomacinë shqiptare. 

Me kënaqësi të madhe kam marrë një kërkesë për t’iu bashkuar këtij grupi shumë prestigjioz. Edhe pse kjo organizatë prestigjioze nuk e ka festuar ende ditëlindjen e saj të pestë, kam pasur kënaqësinë të njoh shumicën e anëtarëve, përfshirë edhe ju, ambasadori Muçaj, ndër vite. Jam shumë i kënaqur dhe i inkurajuar që të gjitha përpjekjet individuale që secili prej jush ka bërë për të avancuar çështjen tonë kombëtare në arenën ndërkombëtare më në fund do të institucionalizohen dhe jam i sigurt se zëri ynë do të dëgjohet më qartë. Nuk ka asgjë më pak për të pritur nga asnjë prej nesh anëtarët e rinj dhe unë do të jap mbështetjen time më të fortë për të çuar përpara në mënyrë institucionale çështjet me të cilat përballen tre vendet tona të vogla por shumë të rëndësishme (Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonia se Veriut). Secili prej jush kishte përvojë ekskluzive në vendet që ju caktuan ku përfaqësoni vendin tuaj me më shumë respekt, por jam i sigurt se keni shkuar më tej se kaq duke përfaqësuar çështjen tonë kombëtare. Siç thotë shprehja, “Së bashku jemi më të fortë”.

Ramiz Tafilaj i cili njihet edhe për veprimtarin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përmes Shtëpisë së tij botuese :Jalifat Publishing”, ka bërë  botimin dhe përkthimin e librave të shumtë, duke bërë promovimin e vlerave historike, kulturore, artistike dhe shkencore të kombit tonë. Duke parë kontributin e madh në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të shkollimit të të rinjve nga vende të ndryshme, sidomos nga trojet shqiptare,  është vlerësuar lart edhe nga Presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke iu ndarë edhe çmimi më i lart për arritjen jetësore.  Përpos të tjerave, edhe me anë të botimit dhe përkthimit të librave të historisë dhe kulturës shqiptare prej shtëpisë botuese Jalifat Publishing, por edhe duke organizuar aktivitete kulturore në shërbim të afrimit më të madh të shqiptarëve me popullin dhe liderët amerikanë. 

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …