Shqipëria shpalli 13 shkurtin ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të tërmeteve dhe në shenjë solidariteti me Turqinë

Shqipëria shpalli 13 shkurtin ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të tërmeteve dhe në shenjë solidariteti me Turqinë

Kryeministri, Edi Rama, ka konfirmuar vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për shpalljen e ditës së zisë,  në nderim të viktimave të tërmeteve  dhe në shenjë solidariteti me Turqinë.

 Qeveria Shqiptare ka vendosur që dita e sotme 13 shkurt, të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë, ka shkruar,  Edi Rama. Ai ka theksuar se ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, “do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shënjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”. Zyrtarët e lartë të Shqipërisë në reagimet e tyre shprehën solidaritetin me shtetin dhe popullin turk pas tërmeteve shkatërrimtare. Ndërkohë, pranë Ambasadës së Turqisë  në Tiranë kanë përcjellë mesazhet e tyre të ngushëllimit zyrtarët e lartë të Shqipërisë. Gjithashtu një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 73 nga  personeli mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe disa mjete, u dërguan në Turqi për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …