Mehmet Musa: Sot pushoi së rrahuri zemra e madhe e shqiptarit profesorit e malësorit Shkelzen Dinë Bajraktari

Mehmet Musa: Sot u mbushën 365 dit pa Ju o Shkelzen Bajraktari

Si sot para një viti me 18 shkurt të vitit 2022, iku si vetima Gjenerali,ushtaraku,malësori ,atdhetari e veprimtari i çështjes së Atdheut ;Shkelzen Dinë Bajraktari nga fshati Babinë e malësisë së Gjakovës.

  •   U lind me 19 mars 1938,në Shkodër,e u rrit pa kaluar nëper fazën e fëmijërisë ngase babai i Tijë,Dinë Zenel Bajraktari ishte pjesmarës ne konferencën e Bujanit mbajtur me 31 dhjetor  1943 e 1 e2 janar 1944.Ku këto vendime të Bujanit tërë jetën i bluan kokën e i vluan në gji dera sa dha frymën e fundit Shkelzen Bajraktarit.I edukuar nga mësimet e babait,e më vonë në frymën e Partisë dhe,i brumosur nga mësimet e shokut Enver ,Shkelzen Bajraktari kurrë nuk pushoj së rreshturi me gjithë potencialin e Tijë fizik ,psiqik e mendorë,në shërbim të kombit,Atdheut e Shqipërisë natyrale.Shkathtësinë ,trimërinë ,bujarinë e fisnikërin,e duke i kombinuar me besën e shqiptarit këti malsori të madh ju besua detyra të jetë antar i sektorit me rëndësi të veçant për të vepruar në teren  në pjesën e Shqipërisë së okupuar nga Jugosllavia,me besim të plotë së bashku me vëllezërit e tij si ;Sali Shatri,Shaban Braha,Halit Kaçanolli,Dervish Shaqa,Remzi Dema,Ramadan Shala ,etj,Ndersa në anën prantike arriti të jet oficer ushtarak i karjerës ,duke qenë ligjerues në akademinë ushtarake në shkollën e bashkuar në Tiranë me titullin e doktorit të shkencave të kambësorisë.Lidhjet me grupet ilegale në Kosovë e vise tjera shqiptare çdo here i ruante dhe mbante konstante.Dhe jo rastësisht nëna e dytë e Luan Haradinaj që strehoj dhe përkujdesej për ushtarët e UÇK-së ,ishte motra e Shkelzen Bajraktarit Drita Bushati.Jeta ishte e padrejt kundër këti atdhetari,edhe pse çdo here ishte në krye të detyrës për çështjen e kombit dhe Atdheut,forcat fashiste e mundën ne vitin 1991 duke e denuar me burgim të perjetshëm në mungesë ku detyrohet të arratiset jasht Atdheut dhe,të vendoset në Kanada.Edhe atje e percolli i njejti fat ku organet e drejësisë në shenjë hakmarrje të aftësive dhe përgaditjës së këti ushtaraku vetem pse admironte dhe nuk luhatej nga vija kobëtare e Enver Hoxhës ,nuk i njohën strehimin politik.Ai nuk u nënshtrua dhe nuk u gjunjëzua para atyre organeve sepse ishte betuar se me që nëna e lindi me një fytyrë edhe,do të vdisej me një fytyrë duke i mbetur besnik vijës dhe mësimeve e të komandantit të luftës antifashiste e Nacionalçlirimtare shokut Enver.
  •   Edhe pse largë Atdheut baca Shkelzen përpiqej me aq sa kishte mundësi të jetë krah i fortë i Ushtrisë Çlirimtare,që permes telefonit duke e kshilluar me eksperiencën e Tijë  komandantin e ZOD-it Ramush Haradinaj.
  •   Me ndryshimin e politikës në Shqipëri dhe ramjen e forcave të erreta fashiste në Shqipëri me një shqyrim të padisë kundër Shkelzen Bajraktarit gjykata e apelit në Tiranë shpallë të pafajshëm Shkelzen Bajraktarin ku i mundësihet riatdhesimi  në Shqipërinë e Tij të dashur që aq shum e deshi dhe bëri për te.Dhe katër vitet e fundit të jetës së Tijë i kaloj në Tiranën e Tijë të dashur e të bukur,deri sa me 18 shkurt 2022 i mbylli sytë duke na lënë amanet që; trojet tona duhet ta kenë një flamur,kushtetutë e një ushtri.

Lavdi për jetë e mot jetës dhe veprës së Shkelzen Bajraktarit!

 Do ta kujtojmë e përkujtojmë sa të jetë jeta këte lis të madh të shqiptarisë!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …