Kryetari Nura, i ka ndarë mirënjohje Lazim Destanit, pronar i kompanisë Ecolog

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i ka ndarë mirënjohje Lazim Destanit, pronar i kompanisë Ecolog, në një takim që është zhvilluar në zyrën e kryetarit të Komunës. Kryetari Nura e ka falënderuar Destanin për humanitetin dhe solidaritetin e treguar me rastin e vërshimeve të 19 janarit, duke ndihmuar familjet e prekura me gjëra ushqimore, veshmbathje dhe artikuj të tjerë elementar, në një donacion me disa kamionë. Nga ana e tij, Destani si filantrop dhe afarist i suksesshëm, është shprehur falënderues ndaj kryetarit Nura për vlerësimin dhe mirënjohjen. Pas takimit në zyrë, kryetari Nura dhe Destani kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjën e Dytë për Vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, sot u mbajt mbledhja e dytë për këtë …