leoni

Ismet Sylejmani: Fundi i një heshtjeje të pa fund

Ismet Sylejmani: NË VOYAGE TË RTK-së MUNGON  LPK – UÇK DHE UDHËHEQËSIT E SAJ

Në dokumentarin e datës 19.02.2023, RRUGËTIMI I KOSOVËS DREJT PAVARËSISË të Radio Televisionit të Kosovës, në kohëzgjatje prej 1:29:55 min, asnjëherë nuk u përmend Lëvizja Popullore e Kosovës-LPK dhe Udhëheqësit e sajë Heronjë e të gjallë, as nga moderatori Korab Lecaj, dhe as nga të ftuarit në studio Prof. Dr. Ibrahim Gashi, znj. Kaçusha Jashari dhe prof. Dr. Begzat Baliu!
Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shtëpia televizive shtetërore e Kosovës – RTK, një orë e gjysmë të emisionit RRUGËTIMI I KOSOVËS DREJT PAVARËSISË, asnjëherë nuk përmendet Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluesja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
UÇK përmendet nja dy tri herë dhe jo me rrol vendimtar  e krucial, dhe jo ashtu sikur ka qenë në fakt!
Ngjashëm përmendet sipërfaqësisht edhe Adem Demaçi e Hashim Thaçi!
Asnjëherë nuk përmenden me emra të pavdekshmit e mëdhenj, vizionarët e shquar të Atdheut, Heronjtë e Kombit Metush Krasniqi, Rexhep Malaj, Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla, Afrim Zhitia, Fadil Vata e të mos e përmendim faktin se asnjë i gjallë nga udhëheqësit nuk u përmend!
Nuk u përmend fare kundërshtimi i deputetit të popullit në Kuvendin e Prizerenit të vitit 1945, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Demonstrata e vitit 1968 u përmend sipërfaqësisht, e nuk u përmendën fare, as demonstratat e vitit 1981 të drejtuara nga Hydajet Hyseni e drejtues tjerë edhe nga studentët, nuk u përmendën as demonstratat në diasporë të drejtuara nga Kadri Zeka në fillim dhe pas vrasjes së Tij me Vëllezërit Gërvalla, të organizuara nga Lëvizja…!
Nuk u u përmend barikadimi dhe rënia heroike në Kodrën e Trimave në Prishtinë të Heronjëve të Kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha!
Nuk u  përmendën as demostratat e vitit 1989-1990 në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën dhe rënia heroike e Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Breg të Diellit në Prishtinë!
Nuk u përmenden fare gjyqet politike të anëtarëve të organizatave ilegale politiko – patriotike dhe të sudenteve e të rinisë shqiptare në përgjithësi dhe jehona e tyre në popull!
Nuk u përmend numri i madh i të burgosurve politik dhe vitet e shumta të denimeve që i morrën nga gjykatat antipopullore  e antishqiptare, të cilat kalojnë mbi 6 shekuj burg!
Nuk u përmend fare roli i madh e i padiskutueshëm  i Shqipërisë Nënë dhe i Udhëheqësit të saj Enver Hoxha, kontribut ky kolosal në RRUGËTIMIN E KOSOVËS DREJT PAVARËSISË!
Nuk u përmend  roli i madh në RRUGËTIMIN E KOSOVËS DREJT PAVARËSISË të RTSH e të Radio Tiranës, Radio Kuksit e te literaturës dhe shtypit nga Shqipëria!
Nuk u përmend ndikimi i fuqishëm i shtypit dhe litereaturës ilegale në Kosovë e Visë, dhe në diasporë, në RRUGËTIMIN E KOSOVËS DREJT PAVARËSISË!
Nuk u përmend gazeta “LIRIA”, “ZËRI I KOSOVËS”, “RRUGA E LIRISË”, sikur nuk u përmenden as TRAKTET e KOMUNIKATAT e ndryshme të LPK-së!
Nuk mund të shkruhet historia e re e Kosovës së lirë e të pavarur, pa dhe kundër LPK-së!
Të gjithë duhet ta dijnë se LPK është Nëna jo vetëm e UÇK-së, por edhe e UÇPMB-së dhe e UÇKombetare!
Pa LPK-në dhe udhëheqësit e saj, nuk  duhet por edhe nuk është e mundur të shkruhet historia e re e Kosovës së Lirë, të Pavarur dhe Demokratike!
Prandaj ky emision jo vetëm nuk është i përkryer, por edhe është me shumë defekte e të meta, i cili lutem të mos jetë tendencioz e i ndikuar nga kundërshtarët politik të saj, të cilët fatkeqësisht nuk janë të paktë!
Edhe televisionet private nuk duhet të bëjnë gabime të tilla, kurse RTK në asnjë mënyrë nuk duhet!
Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 23 Shkurt 2023!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …