Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mundësinë e ribashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mundësinë e ribashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë me këtë rast  se situata aktuale e ka detyruar ta bëjnë një front të përbashkët opozitar. Limaj ka saktësuar se është e rëndësishme që të kuptohet se kjo qeveri do t’i sjellë një marrëveshje të keqe Kosovës, duke theksuar nevojën e krijimit të këtij fronit opozitar. Unë kam miq shumë, përditë takohem me njerëz, kemi një histori të përbashkët, kemi shumë gjëra të përbashkëta, bile e kemi një pjesë të identitetit tonë politiko-historik, sidomos në luftë dhe pas luftës, prandaj nuk janë të pazakonta këto takime e tilla. Ajo që mund të them për ju është se kemi dalë një ide në gjendjen çfarë është sot, ka nevojë për një front të përbashkuar, në bashkimin e forcës dhe po unë jam i interesuar ti bashkoj forcat, edhe me individë edhe me qytetarë, me ata që janë të brengosur në rrugën në të cilën është vendi, kursin cilin e ka kjo Qeveri, me një frymë që ka përvojë brenda dhe që e ka energjinë e re, t’i bashkojmë forcat për të pasur një opozitë të fuqishme”, tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …