Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj, i ka kërkuar Berishës ta pranojë vendimin e 3 marsit sepse vula e PD i takon grupit të tij, mbështetës të Lul Bashës

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, gjatë qëndrimit në Fier  i ka kërkuar  Berishës ta pranojë vendimin e 3 marsit sepse vula e PD i takon grupit të tij, mbështetës të ish-kryetarit Lulzim Basha. Kryetari aktual, i shpallur non grata, Sali Berisha insiston që vula do t’i kalojë përfundimisht atij, me argumentin se s’ka gjykatë që nuk pranon verdiktin e demokratëve. Nga selia blu, ai mohoi që protesta, e thirrur të njëjtën ditë kur Apeli jep vendimin, të jetë formë presioni ndaj Gjykatës. Pavarësisht vendimit që do të japë gjykata, kreu i Rithemelimit Sali Berisha është i vendosur për të protestuar kundër qeverisjes së Edi Rama, që sipas tijin, po e çon vendin drejt shkatërrimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …