Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Në një rast kanosje arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohet një armë

Stacioni Policorë në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast të kanosjes, në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë arrestuar dy të dyshuar dhe kanë kryer kontroll në fshatin Cerrmjan-Gjakovë, në vendbanimin e të dyshuarit E.H. shtetas i Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit janë gjetur një pistoletë dhe një karikator të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar. 

Arma dhe karikatori janë konfiskuar, ndërsa  me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë liruar. Ndaj tyre është iniciuar  rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Kanosje”.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani paralajmëron mekanizma për efikasitet “Çair 48” dhe tabelë publike: a do të bëhet Komuna e Çairit më në fund efikase në punë?

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot para ndërtesës së komunës artikuloi …