Olaf Scholz: Rusia nuk do të triumfojë në Ukrainë, andaj tërheqja e trupave është e domosdoshme

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin,  duhet të kuptojë se ai nuk do të triumfojë në Ukrainë dhe se tërheqja e trupave të tij është e nevojshme, përpara se të zhvillohen bisedimet e paqes, kështu është cituar të ketë  thënë kancelari gjerman Olaf Scholz. Është e nevojshme që Putini të kuptojë se ai nuk do të ketë sukses me këtë pushtim dhe agresionin e tij imperialist dhe duhet t’i tërheqë trupat. I pyetur për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës – ndoshta nga Ukraina duke pranuar se nuk do të rimarrë Krimenë ose pjesë të rajonit lindor të Donbasit – Scholz ka theksuar se vendimet mund të merren vetëm me përfshirjen e Kievit. Ne nuk do të marrim vendime në vend të tyre. Ne i mbështesim ata dhe ia bëmë me dije Ukrainës se ata mund të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …