Dojçe Vele: BE-ja dhe Amerika i kanë bashkuar forcat për të çuar Kosovën e Serbinë drejt një marrëveshjeje të përkohshme

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bashkuar forcat për të çuar Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje të përkohshme, shkuan Dojçe Vele në një analizë politike. Pajtimi në Bruksel për planin franko-gjerman ka lehtësuar një pjesë të punës, megjithatë për çështjet më të ndjeshme pritet zgjidhje në Ohër të Maqedonisë më 18 mars, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Për këtë takim të radhës, sipas Dojçe Veles, duhet të zgjidhen dy çështje, për të cilat është i nevojshëm ndryshimi i  pozicionit nga të dy liderët. Aleksander Vuçiqit do t’i duhet të tërhiqet nga pozicioni i tij dhe të jepte dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, pa përfshirë OKB-në. Ndërsa për kryeministrin Albin Kurti në këtë artikull të DW thuhet se duhet të hap rrugën për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe pse është kundër krijimit të çfarëdo forme institucionale dhe territorial të këtij komuniteti.

Kontrolloni gjithashtu

voto

Votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor. Sipas …