Ministrja, Donika Shavrc ka shkarkuar, Petrit Hajdarin nga pozita e Zyrtarit të Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe

Ministrja e Jashtme, Donika Shavrc ka shkarkuar,  Petrit Hajdarin nga pozita e Zyrtarit të Lartë për Marrëdhënie Shumëpalëshe. Ai ka thënë se rastin do ta çojë në gjykatë, pasi konsideron se është  vendim politik, i Donika Shvarcit dhe Albin Kurtit. Duke qenë diplomat i karrierës dhe jo i emëruar politikisht, kjo është një goditje befasuese për  kudo tjetër përpos në Qeverinë e Donika Shvarcit e Albin Kurtit. Këto shkarkime, nga fushata të egra njollosjeje, janë metoda të përdorura nga një pushtet, fatkeqësisht mjaft i freskët në mendjen e shqiptarëve: ai i represionit të viteve 90-të, deklaroi ai. Dje kam marrë vendimin e shkarkimit. Megjithatë, fati im nuk është më i rëndësishëm sesa fati i vendit. Po të besoja që kjo ishte në të mirë të vendit, unë s’do ta prisja shkarkimin fare sepse do të tërhiqesha, por  secili detaj në karrierën time prej zyrtari e diplomati të karrierës, e tregon saktësisht të kundërtën”, tha Petrit  Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …