Në një rast kanosje arrestohet një person dhe konfiskohen dy armë dhe municion 

Me datën 16.03.2023, Stacioni Policor në Gjakovë ju ka përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në fshatin Damjan-Gjakovë. Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D.(mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992). Në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.  Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore) i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  

Gjakovë, 16 mars 2023

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …