Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Iftari dhe hipokrizia e kryekuvendarit, Glauk Konjufca

Është hera e parë që një kryetar i Kuvendit të Kosovës, sot më 23 mars 2023, në ditën e parë të Ramazanit  ndërpret seancën në emër të iftarit, edhe pse ndoshta vetëm dy tre deputetë agjërojnë, por mjaftojnë edhe aq sa për të marrë shkas dhe për të  mos e vazhduar  seancën, ku me të drejtë po kritikohet e po demaskohet qëndrimi i kryeministrit, Albin Kurti lidhur me marrëveshjen shumë të dëmshme  që ka lidhur në Ohër me kryetarin e Serbisë, Vuçiq.

Nuk besoj se me rregulloren e Kuvendit mund të ndërpritet seanca për shkak të iftarit, sepse Kosova është shtet laik dhe një veprim i tillë në radhë të parë është lojë e papërgjegjshme e  atyre që aksidentalisht udhëheqin Kuvendin që dy vjet, për fatkeqësinë tonë më të madhe.

Hipokrizia, është vesi më i dënueshëm në islam dhe jo vetëm në këtë fe por në çdo fe tjetër monoteiste.

Andaj, përdorimi i iftarit për ta ndërprerë seancën, nga ata që nuk agjërojnë, që nuk e përfillin asnjë prej kushteve të islamit, shumë prej tyre kanë edhe qëndrim fyes duke e trajtuar islamin në Kosovë si fe ekstreme, si fe të pushtuesit e të tjera, është qëndrim i turpshëm dhe i pajustifikueshëm.

Janë shënuar sa e sa raste kur ateisti me përcaktim eklektik, ideologjik, Albin Kurti ndërpret fjalimet e tij për ta dëgjuar ezanin, edhe pse këmba e tij kurrë nuk ka hyrë brenda ndonjë xhamie, për lutje jo se jo, por as për vizitë, përveç ndoshta gjatë vizitave  në Turqi për tu paraqitur mysliman i devotshëm para Erdoganit apo Çavushoglut.

Kjo hipokrizi, kalon caqet e vetë vesit si të tillë dhe është përcaktues i karakterit labil, të pavendosur, laraman fetar dhe antifetar në të njëjtën kohë, i krerëve aktualë të Kosovës.

Respekt për ata që agjërojnë e jo për ata që agjërimin e të tjerëve e shfrytëzojnë për qëllime taktike të politikave ditore.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …