Brickos

Fabrika e Miellit Prapashtica: 24 vjetë nga rënia e Heroit Ismet Asllani “PRAPASHTICA”

-24 vjetë nga rënia e Heroit Ismet Asllani “PRAPASHTICA”
-Gjatë gjithë Historisë Kombi shqiptarë e ka ç’arë udhën e vet me shpatë dhe pushkë në duar në përpjekjet e tij për liri , çlirim dhe Bashkim Kombëtar .
Shtresa atdhetare gjithmonë u flijua për kauzen kombëtare i tillë ishte dhe intelektuali, patrioti i madh afaristi humanisti i paepur Eprori i UÇK -së Ismet Asllani.
Ismet Asllani një njeri i ditur , i zoti me autoritet mbarëkombëtar i thjeshtë modest familjar i përkryer shok i mirë trim mbi trima me familjen e tij dha çdo gjë për liri gjak të mira materiale e vlera .
Heroi i Kombit Ismet Asllani mbajti gjallë arsimin sportin artin kulturen e qindra familje në ato vite të rënda 90-ta të aparteidit dhe gjenocidit serbomadh.
Po bëhen 24vjetë nga rënia heroike e Haxhi Zekes së UÇK-së Gjigantit Kombëtar viganit tribunit popullor të pavdekshmit Ismet Asllani figurë epike e luftes sonë për liri , ai ishte magjja zemra e UÇK -së dhe autoriteti i tij rriti dhe UÇK -në tonë legjendare përballë bishave serbe .

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …