Vuçiq

Vuçiq: Edhe pse nuk shkruan askund në marrëveshje pranimi i Kosovës nga pesë vendet e BE-së, disa nga to nuk janë larg

Kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur sërish për marrëveshjen e fundit me Kosovën, duke komentuar edhe pjesën ku parashikohet mundësia që  marrëveshja, i hapë rrugë njohjes së  pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë këtë. Vuçiq ka pyetur se në cilën pjesë të marrëveshjes thuhet kjo, ndërsa ka pranuar se disa prej tyre “nuk janë shumë larg” që ta bëjnë këtë. “Sigurisht që nuk është shkruar askund. Kjo është një tjetër nga gënjeshtrat e shumta”, ka shtuar Vuçiq, raportojnë mediat serbe. Kështu, Vuçiq iu përgjigj disa deklaratave të ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Rodney Dixon: Veprimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së duhet kuptuar në kohë lufte

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Rodney Dixon, u përgjigj sot pyetjeve të Gjykatës …