BE-ja kërkon të mënjanojë një varësi të madhe ekonomike nga Kina, si më parë në çështjet e energjisë me Rusinë. BE planifikon të zgjerojë tregtinë me Amerikën Latine. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina. “Ne kemi vënë re, se varësitë, që kanë qenë gurë të ndërtimit të paqes mund të jenë edhe armë, që mund të drejtohen kundër nesh”, tha Borrell duke kujtuar kështu varësinë e madhe të Europës nga gazi rus në një fjalim në samitin ibero-amerikan në Santo Domingo në Republikën Dominikane. Varësia e Europës nga Rusia u bë shumë e qartë me fillimin e luftës në Ukrainë, kur Moska kufizoi furnizimet me gaz dhe BE duhet të kërkonte me urgjencë për furnizues të tjerë. Kjo varësi e ka bërë “Putinin të besojë, se mund të hynte në Ukrainë pa ndëshkim”, sepse Europa “në varësinë 40% të furnizimeve me gaz nga Rusia” ishte e bllokuar, sipas Borrell. Një varësi e tillë nga Kina duhet të mënjanohet, tha Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka
Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
