Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Kuvendi nuk do ta sfidojë të ardhmen euroatlantike për çështje të interesave politike të opozitës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se edhe procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi të kalojë në një fazë të tjetër përmbyllëse që do të garantohej nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.  aI ka bërë me dije se mobilizimi i institucioneve të vendit do të jetë për themelimin e Forcave të Armatosura dhe fillimin e procesit të partneritetit për paqe si kusht për anëtarësim në NATO. “Mendoj se të gjitha këto standarde dhe këto vlera, të arritura janë rezultat i punës së përbashkët të pozitës dhe opozitës. Thaçi beson se do të gjendet gjuhë e përbashkët që me çdo çmim që t’i kalojë të gjitha sfidat që qojnë kah liberalizimi i vizave, pa cenuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës, Kushtetutën dhe as ligjet e Kosovës.  Nuk e besoj që Kuvendi do ta sfidojë të ardhmen euroatlantike për çështje të interesave të politikës ditore të askujt, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …