Hashim Thaci

Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkon që të pandehurit, Hashim Thaçi, t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj

Prokuroria Speciale e Hagës ka kërkuar që ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Sipas arsyetimit të Prokurorisë, paraburgimi i Thaçit është i arsyeshëm në rrethanat aktuale kur procesi i gjykimit ndaj tij do të fillojë së shpejti. Në këtë drejtim, Paneli rikujton se arsyen e vazhdimit të paraburgimit të një të akuzuari duhet të vlerësohet në faktet e secilit rast dhe sipas veçorive të tij, të cilat në këtë rast, përfshijnë:  ndikimin dhe autoritetin e Hashim Thaçit; njohuritë e tij për akuzat dhe provat kundër tij. Prokuroria mes tjerash paragjykon edhe mundësinë  e një dënimi më burg të gjatë, pastaj rrezikun që ai do të pengonte procedurat, rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme; faktin që masat kufizuese për lirimi nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet; peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër z. Thaçi; dhe fakti që vazhdon të bëhet progres drejt fillimit të gjykimit, thuhet në parashtresën e Prokurorisë. Sipas Prokurorisë së Hagës një masë e tillë është e nevojshme dhe e arsyeshme për shkak të rrethanave specifike të rastit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …