Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka përfunduar fjalën hyrëse me rastin e nisjes së procesit gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë, dje kanë përfunduar fjalën hyrëse me rastin e nisjes së procesit gjyqësor kundër të UÇK-së. Në fjalën hyrëse, prokurorët janë munduar ta arsyetojnë aktakuzën e tyre kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sot, mbrojtja e Hashim Thaçit do ta paraqes fjalën hyrëse në këtë proces gjyqësor, për ta vazhduar me mbrojtjen e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Prokurorët e Gjykatës Speciale, në seancën e djeshme të gjykimit kundër katër krerëve të luftës së UÇK-së kanë paraqitur pjesë të aktakuzës, të formuluara  duke u mbështetur në të dhënat e dëshmitarëve të mbrojtur, në foto e filmime të kohës së para dhe  gjatë luftës, për të vërtetuar se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kishte pasur autoritet të plotë gjatë kohës së luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …