leoni

Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Tomas Szunyog: Kosova mund të shikojë në modelet e ndryshme të Asociacioneve që aplikohen nëpër vende të ndryshme Evropiane

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Tomas Sunjog vlerëson se Kosova mund të shikojë në modelet e ndryshme të Asociacioneve që aplikohen nëpër vende të ndryshme Evropiane. Megjithatë, ai ka thënë se duhet ta ketë parasysh zbatimin e  marrëveshjeve të  vitit 2013 dhe 2015.  “Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet vërtet të fokusohet në zbatimin e duhur të ketyre marrëveshjeve, asaj të 2013 dhe 2015. Mendoj se kjo është shumë e qartë. Sigurisht kjo nuk e parandalon askënd të shikojë modele të ndryshme evropiane dhe të frymëzohet se si të krijohet në mënyrë specifike ky Asociacion, si të krijohet statuti, por natyrisht nuk po presim që ndonjë nga këto modele evropianë të transplantohen 100 % në Kosovë”, ka thënë Szunyog. Shefi i Zyrës së BE-së, në Prishtinë, shprehet i bindur se modelet evropiane nuk cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …