leoni

Diplomati amerikan, James Rubin, do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, por jo Kosovën, as Serbinë

I dërguari special dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit, Xhejms Rubin, për katër ditë do të qëndrojë  për vizita në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Gajtë kësaj  vizite ai nuk pritet  se do të dalet në Kosovë, as në Serbi. Këtë vizitë, Rubin do të zhvillojë gjatë 10-14 prillit, njofton Departamenti i Shtetit. Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm Robin do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit. Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërshtojnë së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionet”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Rubin do të marrë pjesë në takim me ambasadorët amerikanë nga Ballkani Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …