Kryetarja, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Gjatë qëndrimit në vendin tonëp, kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është pritur në takim edhe nga kryetarja, Vjosa Osmani. Ajo ka vlerësuar lart marrëveshjen për shërbime ajrore të Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do t’I krijon Kosovës lehtësira, duke shkurtuar distancën e rrugës ajrore me shtetet e Evropës perëndimore. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetarja, Vjosa Osmani theksoi se Kosova me Malin e Zi ndajnë pikëpamjet e njëjta mbi rëndësinë e integrimit euroatlantik të shteteve të rajonit si garancë për paqe e prosperitet në rajon. Ajo shtoi më tutje se Mali i Zi është shtet mik dhe partner i Kosovës, ndaj ka shfaqur besimin se do ta mbështesë Kosovën edhe më tej në përpjekjen për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar duke përfshirë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, për të cilën gjë ka marrë mbështetjen e kryeministrit Abazoviq. Ndër të tjera, në takim, nga të dy palët u theksua se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazez në Kosovë janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …