leoni

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e apendicitit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u lirua  sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apendicitit, që iu nënshtrua mëngjesin e ditës së hënë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Mjekët kanë bërë të ditur se kryeministri është  në gjendje të mirë shëndetësore, por protokolli mjekësor e bëri të nevojshëm qëndrimin e tij 24 orë në spital. Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë,  Edi Rama pritet të qëndrojë në shtëpi edhe dy tri ditë të tjera, përpara se të rinisë nga puna, pavarësisht se fushata zgjedhore ka nisur prej disa ditësh.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …