Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Gjykata Kushtetuese i ka refuzuar kërkesat e Albert Kinollit dhe Veton Berishës, sepse po të pranoheshin do ta rrëzonin kryetaren Osmani

Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar të papranueshme  kërkesën e Albert Kinollit dhe Veton Berishës, duke konstatuar se Gjykata Supreme nuk ua ka cenuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës, Partisë Liberale Egjiptiane  për t’u zgjedhur në Kuvend pas zgjedhjeve Parlamentare të 14 shkurtit 2021. Kinolli e Berisha kishin pretenduar se kundërkandidatët e tyre nga komunitet kishin marrë më shumë vota sesa që kishte banorë të këtyre komuniteteve në vendbanime respektive. Vota në Republikën e Kosovës është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Vota nuk mund të anulohet, ajo shpallet e pavlefshme bazuar në përkatësi etnike të votuesit”, thuhet në aktgjykim e Gjykatës Kushtetuese. Siç njoftohet, gjykata ka vendosur që kërkesën e parashtruar nga PREBK, të deklarojë të papranueshme, si rezultat i mos-shterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj; dhe kërkesën e parashtruar nga PLE, të deklarojë të pranueshme për shqyrtim në merita; ndërsa, me shumicë, ka vendosur që të konstatojë që Aktgjykimi i 12 marsit  të vitit 2021 i Gjykatës Supreme nuk ka cenuar të drejtën e parashtruesit të PLE-së, për t’u zgjedhur në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, të vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …