Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Gjykata Speciale në Hagë, njoftoi se ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do t’iu vazhdohet masa e paraburgimit

Zëdhënës i Gjykatës Speciale në Hagë, ka bërë të ditur  se ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të u vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku që ndërprerja e masës së paraburgimit ndaj tyre mund të pengojnë ecurinë e procesit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra penale të tjera. Trupi Gjykues konstatoi gjithashtu se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Duke qenë se si z. Thaçi ashtu dhe z. Veseli, kanë qëndruar në paraburgim për një periudhë kohe të konsiderueshme. Lidhur me ecurinë e çështjes gjatë kësaj jave zëdhënësi tha se ka përfunduar dëshmia e dy dëshmitarëve të parë, ndërkaq dëshmia e dëshmitarit të tretë po vazhdon në seancë të mbyllur.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …