AKS

Asociacioni, mund të bëhet temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork, me inicimin e Rusisë

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është arritur 10 vjet më parë me ndërmjetësimin Bashkimit Evropian, por themelimin e tij tani e kërkon Rusia, si kryesuese e OKB-së, Asociacioni, mund të bëhet temë e diskutimit në Nju Jork, pikërisht  në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Këtë  mundësi e ka paralajmëruar ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Harçenko. Ai ka thënë se vendi “angazhohet për një diskutim produktiv për thelbin e problemeve, që janë vërtet akute për serbët, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit” të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, ka marrë kryesimin njëmujor të këtij organi në muajin prill. Kryesimi i saj përkon me seancën e rregullt për Kosovën, e caktuar për datën 27 prill. Bashkimi Evropian ka thënë më herët se do të “kundërshtojë çdo keqpërdorim” nga Rusia, gjatë udhëheqjes së Këshillit të Sigurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …