Në lokalet e LSHK-së në Prishtinë, qëndron për një vizitë grup krijuesish e artistësh arbëreshë nga Frasnita e Kalabrisë, në Itali

Në lokalet e LSHK-së në Prishtinë, qëndron për një vizitë grup krijuesish e artistësh arbëreshë nga Frasnita e Kalabrisë, në Itali

Në lokalet e LSHK-së në Prishtinë, të martën, më 25 të këtij muaji, në orën 15, do të jenë mysafirë një grup krijuesish e artistësh arbëreshë nga Frasnita e Kalabrisë, Itali, me ç’rast do të përurohet vepra “Gruaja arbëreshe dje, sot, nesёr” të autoreve Emilia Blaiotta, Flavia D’Agostino, Lucrezia Linda, Lucia Martino. Në mesin e tyre do të jenë edhe Lucia Martino, kryetare e shoqatës “Vorea”, Frasnitë – Kalabri, Najada Frashëri, sponsore e librit, Klodian Cami, kryetar i shoqatës kulturore “Shqiponja”, Reggio Emelia, Itali dhe Ndue Lazri, shkrimtar e publicist në Trentino, Itali. Në këtë veprimtari do të interpretohen edhe pika muzikore arbëreshe nga Teuta Tenolli, soliste (Tiranë) dhe Marko Moccia, këngëtar arbëresh nga Kalabria.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …