Grenell

Riçard Grenell: Duhet të bëhet akoma më shumë për të çliruar ish-kryetarin, Hashim Thaçi nga burgu i padrejtë, në Hagë

Ish i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë,  Edi Rama në Tiranë. Lajmin e ka bërë publik vetë Grenell përmes një postimi  ku ka zbardhur një nga temat e diskutimit që ka pasur me  Edi Ramën. Grenell tha se duhet të bëhet akoma më shumë për të çliruar ish-presidentin Hashim Thaçi nga burgu i padrejtë në Hagë. “Kam drekuar me kryeministrin Edi Rama, nga aleati ynë i madh në NATO, Shqipëria. Ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar Hashim Thaçin nga 3 vitet e burgut të tij në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Xhek  Smith”, shkruan Grenell në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, takon udhëheqësit e Mbrojtjes në Shqipëri për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, është takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro …