Chris Murphy

Murphy: E ardhmja e Serbisë është me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e jo me Rusinë

Duke komentuar qëndrimin e Beogradit zyrtar në raport me Moskën zyrtare, senatori amerikan, Kris Mërfi ka thënë se e ardhmja e Serbisë është me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e jo me Rusinë. Ai ka shtuar më tutje se shpreson që Serbia të miratojë sanksionet perëndimore kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke i thënë vendit ballkanik se “nuk ka të ardhme” në një aleancë me Moskën. “Pushtimi i Rusisë ka qenë një fatkeqësi absolute dhe besimi im është se Rusia përfundimisht do ta humbasë këtë konflikt”, tha senatori Murphy meqë Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë. E ardhmja e Serbisë është me Bashkimin Europian dhe me Shtetet e Bashkuara jo me Rusinë. Nuk ka të ardhme me Rusinë. Ata (Rusia) do të shkatërrohen”, është cituar të ketë deklaruar senatori amerikan, Kris Mërfi.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …