Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës. Në reagim thuhet se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm. “Zbatimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike e ka shndërruar Republikën e Kosovës në një shembull demokracie për të gjithë rajonin dhe në një kontributore të pazëvendësueshme të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë. Zbatimi i ligjit në tërë territorin e Kosovës është bazë themelore për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, çka e bën atë shembullin që përmendëm më lart.  Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson profesionalizmin e strukturave të sigurisë së Republikës së Kosovës në qetësimin e situatës dhe jetësimin e hapave dhe vendimmarrjeve demokratike, institucionale e kushtetuese, të realizuara së fundmi në veriun e vendit, për çka bashkësia ndërkombëtare shprehu mbështetje të plotë” thuhet në mes tjerash në reagimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …