Shumë serbë nga veriu i Kosovës që në mëngjes janë mbledhur para komunës së Zubin Potokut, ku kanë ngritur disa tenda në mes të rrugës. Përveç kësaj ata në shtyllat elektrike që ndodhen para komunës kanë vendosur edhe flamuj serbë. Krejt kjo po ndodh para syve të trupave paqeruajtëse të KFOR-it të cilët kanë barrikaduar objektin e komunës. Aty ndodhet edhe Policia e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
