Gjatë protestave, në Zveçan kanë marrë plagë në ballafaqim me protestuesit, 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtësve të KFOR-it

Gjatë protestave, në Zveçan kanë marrë plagë në ballafaqim me protestuesit, 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtësve të KFOR-it

Gjatë protestave të djeshme,  në Zveçan, kanë marrë plagë në ballafaqim me protestuesit 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtësve të KFOR-it.  Bëhet fjalë për 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta. KFOR thekson se ushtarët kanë pësuar lëndime të shumta duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse e shpërthyese. Si pasojë e kësaj situate, tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë. Në reagimin e KFOR bëhet e ditur se komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angjelo Mikele Ristuçia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u plagosën gjatë përleshjeve dhe familjet e tyre. Autoritetet e KFOR-it kërkojnë  se të dyja palët të marrin përgjegjësinë për situatën e krijuar. Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …