leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Mua më ka zgjedhur populli (i Vetëvendosjes) jo ambasadori amerikan, Hovenier, as ambasadorët e tjerë

Pas kritikave të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për insistimin që kryetarët e rinj të komunave në veri të ushtrojnë detyrën nga objektet komunale, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është normale që të pajtohesh çdo herë me gjithçka. Ata e kanë gjithnjë e më të qartë dhe unë do t’i bindi më kollaj nëse më ndihmojnë më shumë për sjelljet e Serbisë. Por, edhe nëse nuk më ndihmoni, bindja do të ndodhë, sepse Republika e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Në anën tjetër Republikën e mban Kushtetuta me ligj dhe institucione. Këtij populli unë duhet t’i dal zot, sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Unë kam vlerësimin dhe respektin më të lartë për ambasadorin Hovenier, mund të them në mënyrë fort të veçantë krahasuar edhe me të gjithë ambasadorët e tjerë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka emëruar ambasadori, Hovenier. Duhet ta kuptoni këtë gjë, mua më ka votuar populli i Kosovës, ka nënvizuar Kurti, pasi mendon se këtë zgjedhjen e tij nuk e dinë ambasadorët, andaj ua përkujton, mjerisht me shumë naivitet, por edhe papërgjegjësi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …