Myzejene Selmani: Mos luani me Kosovën

Mos luani me Kosovën, bëjeni atë me pasurinë dhe familjet e juaja.

Nëse nuk dini të udhëheqni tregoni,  ka kush i del zot Kosovës. Por jo t’a rrezikoni shtetin tonë Kosovën dhe miqët e saj për lojra tjuaja politike.

Çka na doli si përfundim nga betimi i kryetarëve të komunave veriore, tensione, rrezikuat policinë, gazetarët si dhe plagosjen e ushtarëve KFOR-it.

Nëse imazhi i qeverisë është në rënje, nuk përdoret policia, kryetarët nga një proces zgjedhor ligjorë, por jo legjitimitet me nga 200 vota.

Nënshkruat marrëveshje ad hoc në Ohër. Për çka, vetëm e vetëm për ego politike duke e lujt lojën tuaj me Kosovën që nga 2013, dhe kur perfundove prap tek marreveshja e z.Thaqit dhe z.Mustafës.

Ju the ik shko në Hagë, lëshomani rrugën t’a shpalli Republikën e tretë. Por historia vetëm njëherë e njehë Kosovën shtet.

Tash cka,  luftë me z.Blinker, ambasadorin Amerikan e i mirë me Evropian.

Kosova është projekt Amerikan, dhe këtë nuk po mundesh me e përballu.

Lojrat tua për mos zbatim të marrëveshjes së asocacionit po i kushtojnë Kosovës 1200000 euro.

Turp për ty, kur spitalet tona janë në gjendje mizerje, zero investime duke e mbajtë buxhetin “Turshi”, pa kokërr zhvillimi ekonomik – zero zhvillim ekonomik me vitra.

Prandaj Ik tash Kryeministër,  ti zbatoje marrëveshjen e asociacionit dhe zgjedhjet dyfish në veri të Kosovës, me taska tona 1200000euro  dhe ik se një kryeministër që nuk bashkëpunon me SHBA-në, nuk i duhet Kosovës.

Kosova është SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …