Timoti Less: Albin Kurti ka të drejtë, por në politikë nuk vendos ai që ka të drejtë, por ai që është më i fuqishëm

Diplomati anglez, Timoti Less, ka deklaruar se kryeministri, Albin  Kurti ka të drejtë kur kërkon që kryetaret e rinj shqiptarë ta ushtrojnë detyrën e tyre zyrtare në komunë, por në politikë nuk vendos ai që ka të drejtë, por ai që është më i fuqishëm. Tensionet akoma janë të larta në pjesën veriore të Kosovës. Serbët lokalë po insistojnë që kryetarët e rinj shqiptarë të japin dorëheqje nga postet e tyre në katër komunat veriore. E kuptoj logjikën e qëndrimit të Kryeministrit Kurti. Nga këndvështrimi i tij, veriu është pjesë e Kosovës, pavarësisht se kush jeton atje dhe çfarë duan. Nëse kryetarët e komunave japin dorëheqjen, atëherë ata duhet të zëvendësohen dhe kjo u bë pas zgjedhjeve demokratike në veri. Tani kryetaret e rinj duhet të lejohen të lëvizin në zyrat e tyre për të kryer punët. Çdo gjë më pak do të ishte një shkelje e ligjit dhe kushtetutës”, tha Timoti Less.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …