Brickos

Rrahim Beketshi: 24 VITE NGA RËNIA E HEROIT TË KOMBIT BEDRI GASHI

Sot e 24 vite më parë në Majën e Pashtrikut në Drejtimin taktik numër.2 të Operacionit “Shigjeta” bie heroikisht heroi kombit Bedri Gashi.
Biografi e shkurtër e dëshmorit Bedri Gashi :
Bedri Habib Gashi u lind me 28 Gusht të vitit 1967 në fshatin Arllat të Drenasit, ishte fëmiu i gjashtë me rradhë Bab Habibit dhe Nënë Zarifes.
Shkollën fillore e kreu në Vendlindje, kurse të mesmen në QAMO “SKENDERBEU” në Drenas.
Ai u rritë dhe edukue sikurse të gjithë moshatarët e vetë në frymën patriotike.
Ngjarjet e vitit 1989 dhe pjesëmarrja aktive në protestat gjithëpopullore në të gjitha qytetet e Kosovës bëri qe ai të bie në sy të shtetit policor serb , kështu qe ai u detyrua të merrë rrugën e mërgimit për në Kroaci sikurse shumica e shqiptarve të asaj kohe.
Aktivitetin e ti e vazhdojë edhe ne Kroaci duke ju bashkangjitur protestave të mergimtarve në Diasporë.
Ai për 9 vite nuk kishte qen në Kosovë pasi ishte në shënjestër të policisë serbe. Me fillimin e luftës në Kosovë dhe daljes në skenë të UÇK-së mobilizohet fillimisht në rradhët e Fondit “Vendlindja thërret”, e më pas me shpalljen e mobilizimit të përgjithshëm ai me një grup prej mbi 100 luftëtarësh udhëton në relacionin Zagreb-Rijekë-Split – Durrës e më pas në Qendren Stervitore “FEKEN” të Dajtit, ku ishte baza ushtarake tashme e UÇK-së e dikur baza e Akademisë Ushtarake “ SKENDERBEJ”.
Në këtë bazë ishin mobilizuar vullnetarët nga diaspora dhe të gjitha trojet shqiptare, këta vullnetar u stërviten nga eprorët e Akademisë Ushtarake “Skënderbej” me në krye komandantin e Akademisë kolonel Flamur Skraparlliun, kurse komandant i kësaj qendre ishte eprori Bilall Syla.
Në këtë bazë ushtarake Bedriu se bashku me shokët e ti kryen pergaditjet tekniko –taktike dhe luftarake për vijat e frontit.
Pas pergaditjeve të duhura dhe dhënjës së betimit ai i bashkangjitet sikurse ushtarët të tjerë të vijës së frontit në Majen e Pashtrikut drejtimi taktik nr.2 në Operacionin “Shigjeta”,
Ai ishte sy patrembur dhe energjik, lufta në Pashtrik ishte mjaftë e vështir armiku serb po përdorte predhat
e të gjitha kalibrave për të rikthyer territoret që i kishin çliruar, njësitet tona.
Por edhe kundërvënia e bashkëluftëtarëve të Bedriut ishte mjaftë e ashpër sepse ata po perkraheshim me artileri edhe nga Ushtria e Shtetit Amë – Shqipërisë dhe Aviacioni NATOS.
Kështu sipas ditarit operativ qe posedojmë me datë 4 06 1999 në ora 18:00 nga një predhë e minahedhësit të
armikut 120 m.m qëllohet për vdekje luftëtari i lirisë Bedri Gashi, ai po mbyllte sytë duke shiquar nga Kosova qe e deshi aq shumë dhe nuk e kishte parë për 9 vite me rradhë.
Në vitin 2019 në 20 vjetorin e operacionit ” Shigjeta” presidenti Thaçi e dekorojë me titullin hero i kombit!
Po me këtë datë plagosen bashkëluftëtarët :
1.Sevdail Robeli
2.Milaim Ali Krasniqi
3.Shaqir Mustafa
4.Enver Neziri
5.Selim Imer
6.Metush Mustafa
7.Xhelil Salihu dhe
8.Enver Qorri
🇦🇱🇦🇱 Lavdi e perjteshme për dëshmorin Bedri Gashi dhe të gjithë dëshmorët e kombit 🇦🇱🇦🇱 !
Rrahim Beketshi

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …