Protestuesit serbë vazhdojnë demonstrimet dhe defilimet e tyre para objekteve komunale në tri komunat veriore të Kosovës

Protestuesit serbë vazhdojnë demonstrimet dhe defilimet e tyre para objekteve komunale në tri komunat veriore të Kosovës

Protestuesit serbë vazhdojnë  tubimet e tyre para objekteve komunale në tri komunat veriore në Kosovë. Autoblindat e Policisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviç, për dallim nga ditët e mëparshme, kanë lëvizur dhe janë vendosur prapa ndërtesave të këtyre komunave. Nuk dihet arsyeja e ndërrimit të lokacionit të këtyre autoblindave dhe nëse ato sot do të lëvizin në drejtim të Mitrovicës. Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve komunale, ndërkohë që situata aktuale konsiderohet të jetë e qetë. Situata në këto komuna është tensionuar më  26 maj kur kryetarët e zgjedhur  u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës, nën mbrojtje e përcjellje të  Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi drejt Uashingtonit me mesazh politik të fortë – Lugina në fokus

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është nisur …