Brickos

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan bisedoi me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, bisedoi përmes telefonit me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin. Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutuan zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë, bën të ditur Agjencia  Anadolu. Gjatë bisedës kryetari  Erdoğan ka thënë se është e rëndësishme të zhvillohet hetim gjithëpërfshirës për shpërthimin në digën Kakhovka në mënyrë që të mos lihet vend për dyshim. “Në këtë drejtim me pjesëmarrjen e ekspertëve rusë dhe ukrainas, të OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar, përfshirë Turqinë mund të formohet një komision, tha duke shtuar se Turqia  është e gatshme të bëjë pjesën e vet në këtë drejtim. Erdoğan ka nënvizuar rëndësinë që e gjithë bota i kushton vazhdimit të Marrëveshjes së Drithit dhe se marrëveshja që kanë arritur me përpjekje të përbashkëta luan rol jetik për të parandaluar krizën globale të ushqimit. Turqia  është e vendosur të vazhdojë të tregojë përpjekjen e nevojshme për ndërtimin e një paqeje të drejtë, saktësoi kryetari  i Turqisë, Erdoğan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …