Komuna e Ferizajt dhe Komuna e  Çairit të Maqedonisë së Veriut, pritet të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen

Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më zëdhënësin Selim Marevcin dhe bashkëpunëtore të tjerë, kanë marrë pjesë në përurimin e projektit të paneleve solare të instaluara në 4 institucione dhe vendosjen e poçeve efikase në 3 institucione publike në Komunën e Çairi, në shkollat “Imri Elezi”, “Liria”, “Hasan Prishtina” dhe kopshti për fëmijë “Borëbardha”. Objektivi kryesor i projektit “CBCEcoKid’ është të rrisë kapacitetin e të dy komunave partnere – Ferizajt dhe Çairit në zbatimin e standardeve dhe vlerave të mbrojtjes së mjedisit, duke ulur gjithashtu kostot e energjisë dhe minimizuar ndikimin në ndryshimet klimatike globale. Të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili ka thënë se sot po shënojmë një ngjarje mjaft të rëndësishme për të dy komunat tona – të Ferizajt dhe Çairit, por edhe për qytetarët e të dyja anëve të kufirit. “Po shënojmë frytet e para të bashkëpunimit disamujor të ekipeve tona dhe gjithsesi mundësuar me ndihmën e vazhdueshme të Bashkimit Evropian. Derisa sot këtu në komunën e Çairit promovojmë përfundimin e vendosjes së paneleve fotovoltaike bashkë me poçet me efikasitet energjetik në katër institucionet edukativo-arsimore “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Liria”, dhe kopshti “Borëbardha”, ato tashmë janë funksionale në katër objektet publike arsimore në Ferizaj: “Ardhmëria Jonë”, “Gjon Serreçi”, “Jeronim de Rada”, dhe “Kuvendi i Arbërit”. Të pranishmit me një fjalë rasti ju është drejtuar edhe ministri i Ministrisë për Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, Risto Penov, përfaqësuesin e Pushtetit Lokal të Kosovës, Flurim Arifi,  Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu si dhe me Marie-Madeleine Kanellopoulou. Projekti ka filluar në shkurt 2022 është pjesë e Programit të BE-së për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Republika e Maqedonisë së Veriut në kuadër të IPA II 2017 dhe 2018.

May be an image of floor plan, tablet, thermostat, screen and text

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …