Annalena Baerbok, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shtendosin situatën e krijuar në veriun e vendit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbok, u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shtendosin situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.   “Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç’ është e mundur për të tejkaluar situatën e rënduar “, tha Baerbock, gjatë  një takimi me ministrin e jashtëm të nga Bosnje-Hercegovinës,  Dino Konakoviq, të premten në Berlin. Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre. Nuk është një detyrim ndaj Brukselit apo Berlinit, por ndaj njerëzve në të dy vendet”. Të enjten policia e Kosovës njoftoi se tre pjesëtarë të saj janë rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në …