Josep Borrell

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ndihet i shqetësuar pas marshimt të FSK-së në Mitrovicën e Jugut

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se është i alarmuar nga situata në veri të Kosovës dhe me marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Madje për këtë veprim të FSK-së, Borrell ka thënë se kjo është e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Borrell ka shkruar në Twitter se pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm dhe nuk do ta tolerojnë. “Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkruan ai në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …