Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti kërkon nga qeveria që t’u dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara në Pejë

Për vërshimet në Pejë ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti. Ai ka shkruar se është i shokuar me tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën dy qytetarë, nënë dhe bir dhe u lënduan disa të tjerë. “Familjes së viktimave u shpreh ngushëllime të sinqerta, kurse të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Haliti. Ai ka ftuar Qeverinë e Kosovës që t’u dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara dhe që së bashku me institucionet komunale të merret seriozisht me infrastrukturën, përfshirë kanalizimet, në mënyrë që raste të tilla të mos ndodhin më.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …