Bashkësia Islame e Kosovës njofton se namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën më 28 qershor 2023

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën më 28 qershor 2023

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë me dije se namazi i Kurban Bajramit do falet të mërkurën më 28 qershor 2023, në orën 05:38.  “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e mërkurë më 28 qershor 2023. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në ‘Xhaminë e Madhe’ në Prishtinë. Namazi i sabahut falet në orën 4.23 min. Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit do ta mbajë dr. Selatin Mehani, pedagog në Medresenë ‘Alaudin’ në Prishtinë. Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5.38 min, të cilit do t’i prijë Burhanudin ef. Hashani, kryeimam i Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban  Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Me rastin e festës së Kurban  Bajramit, ditën e parë, më 28 qershor 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora 9:00-12:00”, ka njoftuar BIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Isuf  Bytyçi: NË MUNIH TË GJERMANISË U FESTUA 28 NËNTORI ­– DITA E FLAMURIT

Më 26 nëntor 2025, nga ora 18:00 u mbajt festë në Munih të Gjermanisë, për …