Filluan punimet në rivitalizimin e fushës sportive në Vërban të Vitisë

Kanë filluar sot punimet në rivitalizimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së mesme të ultë “ 28 Nëntori në Vërban të Vitisë. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, SokolHaliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti ka vizituar punimet e sapo nisura , ku ndër tjerash ai është pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti dhe nxënësit e shkollës. Banorët e këtij lokaliteti, falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt duke potencuar se krijimi i fushës sportive është në interes të nxënësve por edhe të rinisë së këtij fshati. Ai gjithashtu ka vizituar punimet që po zhvillohen në rivitalizimin e kësaj shkolle, konkretisht në katin e sipër.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tretë urgjente e KPF-së të komunës së Malishevës

Nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj, të mërkurën u …